spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Si e sheh Rada Trajkoviq rastin e Banjskës, Albin Kurtin dhe situatën në veri? Flet ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Sipas saj, rasti i Banjskës duhet të jetë një mësim e që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mos të negociojë me palën kosovare derisa rasti të hetohet në mënyrë që të mësohet se çfarë ka ndodhur saktësisht.

“Vuçiqi nuk është kompetent të negociojë derisa të mos sqarohet rasti i Banjskës. Pa u marrë vesh se çfarë kishte ndodhur nuk duhet të negociohet”, ka thënë Trajkoviq.

Kujtojmë se një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup terrorist e i armatosur rëndë i prirë nga kryeterroristi Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës, ku për pasojë vdiq zyrtari policor, heroi Afrim Bunjaku.

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës mes tjerash ka komentuar edhe largimin e strukturave ilegale nga Kosova, derisa thotë se mungon stabiliteti. 

“Të larguarit nga veriu gjenden në linjën administrative. Ndaj ata dëshirojnë zgjidhje të përhershme, ndonëse Kurti nganjëherë urdhëron aksione. Prandaj situata nuk është stabile. Ata duan të zgjidhet statusi i tyre. Kurse ata që kanë dalë me Radojçiqin ndaj tyre duhet të bëhet abolacioni (falja) dhe kjo të procesohet menjëherë”, ka deklaruar ajo.

E para e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, është pyetur poashtu nëse serbët do të jenë pjesëmarrës në zgjedhje.

“Do t’ishte mirë që të dalim dhe të votojmë në zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Në listat zgjedhore duhet të jenë edhe të larguarit që kanë pasaportat e drejtorisë koordinuese, ngase edhe ato janë legale”, ka vlerësuar Trajkoviq.

Trajkoviq ka komentuar edhe idenë e qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit.

“Jemi dëshmitarë se edhe pa u hapur ura në veri po hapen lokale pas të cilave po vijnë provokime. Po hapen pika karburanti pa leje dhe po jepen prona për 99 vjet me qera dhe kjo në emër të qeverisjes me ministrin e turpshëm të Punëve të Brendshme dhe atë të Drejtësisë. Paramendo se çfarë do provokojnë se gjoja do hapet ura. Këto sjellje nuk mund të cilësohet se legalizimi është në funksion të stabilizimit. Por në të vërtetë po behet pastrimi etnik”, ka shtuar ajo.

Tutje, Trajkoviq edhe është ankuar për pozitën e serbëve në vend, e që sipas saj nuk po respektohen aq sa duhet

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit