spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Kusari: S’ka argument që mund të përdoret për parandalimin e hapjes së Urës së Ibrit

Sipas vlerësimit të shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusarit, nuk mund të gjendet argument që do të mund të përdorej për parandalimin e hapjes së Urës së Ibrit.

“Po besoj se në asnjë argumentim nuk mund të gjendet një kauzë e mirëfilltë për parandalimin e hapjes së urës, flasim për lëvizjen e lirë dhe domosdoshmërinë e normalizimit të jetës në atë pjesë së Kosovës. Ura ka mbetur si sinonim i bllokadës dhe si sinonim i një ndarje që është pretenduar të bëhet shumë vite më parë”, u shpreh ajo.

“Është e pakuptimtë që secili qytetarë i Republikës pa marrë parasysh nacionalitetin, me targa të Republikës së Kosovës mund të shkojë deri në kufirin verior të Kosovës, por nuk mund të kalojë me automjet përmes urës në Mitrovicë që ndan një qytet të dikurshëm dhe dy qytete të tanishme”, shtoi Kusari.

Ish-kryetarja e Gjakovës, në konferencën për media tha gjithashtu se si grup parlamentar por edhe në aspektin politik vlerësojnë angazhimin e kryeministrit Albin Kurtit dhe atë të qeverisë, për komunikim të vazhdueshëm me QUINT-in dhe të gjitha institucionet relevante.

Mundësia e hapjes së Urës së Ibrit për trafik ka disa muaj që po përflitet. Mirëpo, kjo gjë është kundërshtuar vazhdimisht nga Perëndimi.

BE-ja madje ka thënë se kjo çështje duhet të futet si pjesë e dialogut të zhvilluar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur më këtë Zyra e Kryeministrit ka thënë se Ura duhet të hapet, dhe se është në shërbim të të gjithëve, dhe s’është kundër askujt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit