spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Përmbytjet prekin edhe Shqipërinë, uji hyn në biznese – rrugët kthehen në “lumenj”

Shqipëria është përfshirë këtë të premte nga një mot i paqëndrueshëm me reshje intensive shiu në të gjithë territorin e vendit.

Problematike shfaqet situata në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Shkodrën.

Në Gramsh, përmbytjet kanë izoluar urën e Çekrezit pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm.

Shkodra gjithashtu po përballet me përmbytje të konsiderueshme.

Në Vlorë, reshjet kanë shkaktuar bllokime të rrugëve dhe përmbytje të bizneseve, ndërsa Bashkia ka paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm në disa zona të qytetit për shkak të rrezikut të mëtejshëm të ngritjes së nivelit të ujit.

Era e fortë ka qenë gjithashtu prezente duke shkaktuar thyerjen e pemëve në disa qytete.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit