Fojnica, është një nga vendet e shumta në Bosnje dhe Hercegovinë që sot janë prekur nga vërshimet e mëdha që kanë pushtuar këtë shtet.
Situata në Shavnik afër Fojnicës, siç raportojnë mediat atje, është goxha shqetësuese, e që sipas pamjeve të publikuara uji ka shkatërruar shumë shtëpi, e ka përmbysur shumë vetura.
Dike u bazuar gjithmonë nga raportimet e mediave atje, shumë banorë vendas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, teksa gjendja po vazhdon të jetë e rëndë.
Përveç në Fojnicë, përmbytjet shkaktuan probleme të mëdha në shumë pjesë të tjera të Bosnje dhe Hercegovinës, kryesisht në Jabllanicë, Konjic dhe Kreshevë.
Raportet e fundit thonë se 15 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe dhjetëra shtëpi janë shkatërruar.