Avokati i Majlinda Bregasit, Besim Osmani, në një intervistë ka folur lidhur me kallëzimin penal që Bregasi ka ngritur ndaj Gani Jakupit, meqë ajo pretendon se Jakupi përmes prezantimit të dokumentacioneve të rreme të organizatës së përbashkët dhe përfshirjes së emrit të saj ka përfituar projekte dhe para.
Osmani duke folur për kallëzimin penal, ka thënë se nga provat që i posedojnë, Gani Jakupi do të përfundojë me një aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit.
“Ne e kemi përfshirë në kallëzim penal, shpëlarjen e parave. Nga provat që i kemi është e qartë që z. Ganiu do të përfundojë me një aktakuzë të ngritur nga Prokuroria e Shtetit”, ka thënë Osmani.