Thursday, October 17, 2024
spot_img

IPK suspendon policin që plagosi nënën e tij, i konfiskohet arma zyrtare që dyshohet se u përdor në incident

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është plagosur me armë zjarri sot në rrugën ‘Mukadeze Lika’. Rasti u konfirmua nga Policia, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.

Siç mori vesh ekskluzivisht gazeta i dyshuari për rastin është një zyrtar policor, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri nënën e tij.

Polici që qëlloi me armë nënën e tij, është Samir Pacolli, 20-vjeçar.

E lidhur me rastin, Inspektorati Policor i Kosovës tashmë ka rekomanduar suspendimin e tij teksa është bërë e ditur se iu është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast.

Sipas një njoftimi, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me rastin e parë policia ka pranuar informacione sot pas orës 12:00 për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative policore. Pasi që në rast dyshohet se është përfshirë një zyrtar policor janë njoftuar menjëherë edhe hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në veprimet fillestare hetimore në këtë rast është lënduar një person nga shkrepja e armës. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore. I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit