spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

“Nuk iu vjen mirë”, “lojë e rrezikshme”, Serwer e Kupchan kritika Kurtit për raportin me SHBA-në

Raporti në mes të Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në nivele shqetësuese për shkak të veprimeve të pakoordinuara lidhur me Veriun e vendit. Por pse kryeministri Kurti po vepron në një mënyrë të tillë dhe si pritet kjo nga amerikanët?

Profesori amerikan i Johns Hopkins University, Daniel Serwer, ka thënë për Radio Evropa e Lirë se amerikanët mendojnë që kryeministri i Kosovës duhet të konsultohet me ta për gjithçka, meqë kështu janë mësuar me kryeministrat e kaluar dhe siç thekson Serwer, sjellja e Kurtit nuk pranohet mirë nga amerikanët.

“Ata mendojnë që se ai duhet të konsultohet për gjithçka. Janë mësuar që kryeministrat e Kosovës t’i ndjekin shumë udhëzime nga Uashingtoni. Dhe ta them të drejtën, sjellja e Kurtit nuk pranohet mirë prej tyre”, ka thënë Serwer.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe profesori tjetër amerikan, Charles Kupchan. Kupchan ka thënë se Kurti po i vendos interesat e ngushta politike para interesave të shtetit.

“Ngritja kundër Uashingtonit dhe shfaqja e muskujve dhe tregimi i një far autonomie duket se e ndihmon Kurtin për të fituar popullaritet. Unë e shoh këtë si një lojë dritë-shkurtër, mund të jetë e dobishme në afat të shkurtër, por është e rrezikshme në afat të gjatë”, ka thënë Kupchan nga universiteti George Town.

Kupchan ka thënë se raportet në mes të Kosovës dhe SHBA-së janë në nivelin më të ulët ndonjëherë dhe se SHBA e partnerët në Evropë nuk ndjehen rehat me kthesën që ka marrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Profesori amerikan thotë se ka qenë një kohë e gjatë kur Serbia është parë si problem për progresin në rajon, megjithatë thotë se Kurti e ka ndryshuar këtë gjë dhe se tashmë ka më shumë kritika ndaj Kosovës sesa ndaj Serbisë.

“Uashingtonit dhe partnerët e Uashingtonit në Evropë s’ndihen rehat me kthesën konfrontuese që ka marrë z. Kurti për raportin mes Kosovës dhe Serbisë. Ka qenë një kohë e gjatë kur Serbia është parë si problem, kur Serbia e ka penguar përmirësimin e raporteve politike dhe ekonomike. Por Kurti e ka ndryshuar këtë, tashmë ka më shumë kritika ndaj Prishtinës sesa Beogradit” , ka thënë Kupchan.

Sa i përket asaj se si duhet të veprohet për këtë problematikë, Serwer ka thënë se mendon që është koha t’i jepet prioritet raporteve me SHBA-në.

“Është koha t’iu jepet prioritet raporteve me Amerikën. Të shihet se çfarë mund të bëhet për të siguruar më shumë mbështetje prej tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Unë s’do të bëja fare kompromis për këtë. Do të thoja çfarë të duhet, na trego çfarë të duhet dhe ne do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, këshillon Serwer.

Lidhur me këtë çështje për REL kanë folur edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke kërkuar që t’i referohen një deklarate të Matthew Miller të dhënë në gusht ku ka deklaruar se “Kosova po i vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni e ka ndihmuar t’i krijojë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit