Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka folur në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme dhe përplasjes në mes Izraelit dhe Hezbollahut, Hamasit e Iranit.
Sipas Hasanit, reagimi i Izraelit është “për jetë a vdekje”.
Hasani ka vlerësuar se Izraeli nuk do të ndalet deri në neutralizimin e Hamasit dhe Hezbollahut.
“Ajo që shohim është reagimi i Izraelit për jetë a vdekje. Po i lufton organizatat terroriste që mohojnë dhunshëm ekzistencën e tij. Pa i eliminuar ato si rrezik ushtarak, e këtë po e bën, me Hamasin e Hezbollahun t’i neutralizojë, pa e bë atë, Izraeli nuk ndalet” – ka thënë Hasani.