Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me përkrahësit e pushtetit, të cilët çdo diplomat perëndimorë që e kritikon Qeverinë Kurti e shpallin njeri të Serbisë.
Duke komentuar kritikat e emisarit të Gjermanisë për Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, ai ka lënë të nënkuptohet se tani në thumb të kritikave të eksponentëve të pushtetit pritet të jetë diplomati gjerman.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur nëse do të shpallet edhe Sarrazini proserb.
“A e shpallën hala Sarrazinin proserb?”, ka shkruar Mushkolaj .