Kampionia jonë, Elmedina Istogu, nga Karate Club Ippon Prishtina, e ka bërë Kosovën krenare duke fituar medaljen e bronztë individuale dhe të argjendtë ekipore në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë në Itali!
Pas triumfit, Elmedina u shpreh:
“Medaljet flasin, ne thyejmë barrierat – nga një vend i vogël, po lëmë gjurmë të mëdha!”
Kjo është fuqia e sportit kosovar – sfidojmë kufijtë dhe arrijmë lartësi të reja!