Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se është nënshkruar përditësimi i ri i Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokoleve referente.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot ka njoftuar se shërbimi i fertilizimit in-vitro në institucionet publike do të nisë në fund të këtij viti.
Gjatë përurimit të Klinikës së Ortopedisë, Vitia ka thënë se pajisjet janë sjellur dhe janë duke u montuar.
“Pajisjet janë sjell dhe janë duke u montuar. Në listën e barnave esenciale do të futen edhe barnat për IVF-në. Deri në fund të vitit ky shërbim kaq i nevojshëm do të aplikohet edhe në institucionet spitalore publike”, ka thënë Vitia.