Arratia e Bledar Trëndafilit mori fund pas një muaj.
Raportohet se ai u prangos në qytetin e Korçës nga policia.
Ai dyshohet se dogji me benzinë ish-gruan e tij Melisën.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur pasditen e 31 gushtit, në lagjen 2 të qytetit.
I dyshuari u fsheh një muaj nga policia pas kryerjes së aktit të rëndë.
Siç shkruan Abcnews.al, prej asaj dite, policia ka patur kontakte me familjarë e të njohur, ndërsa kërkimet u shtrinë edhe në kryeqytet, por ai u kap pak minuta më parë në Korçë.
Sipas burimeve të mediumit shqiptar, autori ka qëndruar i fshehur në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa sot është kthyer në lagjen 4, atje ku u kap menjëherë nga forcat e policisë.
Burimet konfirmojnë se deri më tani, autori i dyshuar i krimit në Korçë nuk ka deklaruar asgjë para uniformave blu.