spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Tensionohet situata para Parlamentit në Shqipëri, deputetët e PD-së ‘përplasen’ me socialistët

Hyrja kyresore e Parlamentit të Shqipërisë është rrethuar sot më 03.10.2024 nga garda që nuk po i lejon deputetët e përjashtuar që të hyjnë brenda, përderisa dyert e tjera janë të mbyllura me dry.

Sekretariati i Etikës përjashtoi deputetët opozitarë Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë u përjashtuan me 40 ditë.

Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste në pushtet,  për marrjen e masës disiplinore për 24 deputetë të Partisë Demokratike, pas kaosit të shkaktuar në Kuvend ditën e hënë, dhe djegien e karrigeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat, reagoi ashpër për mbylljen e dyerve të Kuvendit.

“Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e largqoftit. Ky është regjimi. Ne s’duam të ndalojmë askënd të hyjë, ne duam të hyjmë vetë. Ja dryn. Ja imazhi i parlamentit të narkoregjimit” – u shpreh Noka.

Top Channel raporton se disa deputetë kanë tentuar të hyjnë nga dera e pasme e Kuvendit, aty ku ishin grumbulluar deputetët e opozitës. Ligjvënësit demokratë kanë shtyrë socilistët, me këmbënguljen se “nuk mund të hyjnë brenda, nëse nuk lejohen edhe ata të hyjnë”.

Deputetët e opozitës më pas krijuan një barrikadë te vetura e kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila mbërriti në ambientet e Kuvendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit