spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Kurti takon diasporën shqiptare në Poloni, iu bën thirrje për forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të takimeve në Poloni, ka biseduar me diasporën shqiptare atje.

Në një komunikatë për media, Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti ka diskutuar për përkushtimin e mërgatës dhe kontributin e tyre për progresin dhe zhvillimin e Kosovës.

“Kryeministri tha se diaspora jonë është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë, ku bashkërisht duhet të intensifikojmë përpjekjet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me këtë shtet.

Ai i njoftoi pjesëmarrësit edhe me takimet e mbajtura gjatë këtyre dy ditëve në kuadër të Forumit të Sigurisë të Varshavës dhe bisedat e frytshme të zhvilluara me miq e partnerë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se Kurti ka thënë se Polonia është një partner i rëndësishëm, me të cilën synohet të thellohet bashkëpunimi në shkëmbime ekonomike, mbrojtje e siguri, dhe ndërveprim kulturor mes shumë fushash të tjera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit