Në “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10 po diskutohet lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, “Izraeli-Libani-Irani, shkëndijat e një lufte”.
Mustafë Bajrami, njohës i rrethanave në Lindjen e Mesme, ka thënë se Izraeli prej kur është krijuar e ka shkatërruar dy herë tërësishtë Libanin.
Ai tutje ka thënë se kjo konsiderohet si ndër 2 ose 3 luftërat me të mëdha dhe më shkatërrimtare.
“Që nga viti 1948 kur krijohet Izraeli, Izraeli e ka sulmuar e ka dolmuar dy herë terësishtë Libanin sikur është tani Gaza, 14 herë, duke nisur nga viti 1948, 1968, 1973, e këndej, 2006 humbja e turpshme e Izraelit nga fitorja spektakotore e Hezollahut e viti 2006, detyrohet ushtria izraelite që të tërhiqet. Sipas analistëve të Lindjes së Mesme, Hezbollahu ka qenë vazhdimisht nën llupën e Izraelit për të ardhur deri të kjo ditë, ku ka filluar tashmë lufta e hapur e Izraelit me Iranin, dua të them se nuk është e para, por konsiderohet si ndër 2 ose 3 luftërat me të mëdha dhe më shkatërrimtare. Janë mbi 200 vende në territorin e Libanit, ku është duke u goditur Libani, jo vetëm jugu”, ka thënë Bajrami.