spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Shtohen dyshimet, Milaim Zeka dhe Einxhel Shkira opinionistë të Big Brother Kosova

Ashtu siç lajmëruam më herët, Milaim Zeka do të jetë pjesë e Big Brother Vip Kosova në këtë edicion. Por, emri surprizë dhe që nuk pritej, ishte Einxhel Shkira, e cila edhe vetë ka dalë nga një program si Big Brother Vip 1, ku u shqua për inteligjencë dhe në fund fitoi dashurinë e DJ Dagz, me të cilin ka një djalë.

BBVK vjen me disa ndryshime sa i takon strukturës organizative këtë edicion. Kjo pasi produksionit i është bashkuar Olsa Muhameti në rolin e producentes ekzekutive.

Nga ana tjetër moderatorët do vijojnë të mbeten Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Deri tani mes emrave që janë përfolur për t’u bërë pjesë e këtij formati janë Meda, Bashkim Sahiti, Mevlan Shaba, Diona Fona, Fatlume Popovci, Arbër Zeka etj.

Por në një intervistë, Olsa tha se asnjë prej emrave të përfolur nuk do jetë pjesë e BBVK3, duke shtuar se ky kast do jetë përtej të gjitha pritshmërive.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit