spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Të shtënat në Gojbulë të Vushtrrisë: Shtatë persona përfundojnë në Polici, konfiskohen dy armë

Një incident për motive akoma të panjohura ka ndodhur sot në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, ku pati të shtëna me armë zjarri. Të lënduar fatmirësisht nuk ka, por shtatë persona përfunduan në Polici.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar dhe Policia Rajonalë në Mitrovicë.

Zëdhënësi Avni Zahiti tha se shtatë persona janë shoqëruar në stacion për intervistim, ndërsa në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja dhe dy armë.

“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë te Vushtrrisë. Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar.

Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë.

Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit