spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Kjo është lista me emrat e të famshmëve që kanë qenë pjesë e festave të P Diddy

Së fundmi ka dalë edhe një listë me emrat e të famshmëve që kanë qenë pjesë e ndejave të P Diddy.

Lista e supozuar përmban emrat e Leonardo DiCaprio, Jay Z, Beyonce, Ashton Kutcher, Paris Hilton, Howard Stern, Russell Brand, Mariah Carey, Jennifer Lopez, Russell Simmons, Usher dhe Meghan Fox.

Lista bëhet virale pasi Usher, Pink fshinë postimet e tyre në X dhe derisa po qarkullonin teoritë se Justin Bieber mund të kishte qenë viktimë e Diddy-t.

Askush nuk është përfshirë në rastin Sean Combs deri më tani.

Combs tani po përballet me akuza për krime seksuale dhe po mbahet në burg pasi një gjykatës refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht prej 50 milionë eurosh.

Muzikanti u arrestua në hotelin ‘Park Hyatt’ në New York dhe që atëherë është akuzuar për trafikim seksual dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion – për të gjitha këto ai u deklarua i pafajshëm në një gjykatë në Manhattan të martën.

Akuzat janë ‘të frikshme’ – akte seksuale të detyruara që Combs dyshohet se i orkestroi dhe regjistroi, sipas një aktakuze federale.

Edhe pse nuk ka asgjë në aktakuzë, kanë dalë pamje nga festat e tij që ishin mbajtur në Hamptons dekada më parë.

I njëjti organizonte ndeja masive ‘të çmendura’, të cilat thuhet se i ka incizuar me qëllim që të përmbushte dëshirat e veta seksuale.

Ai gjithashtu ushtroi kontroll mbi viktimat duke premtuar mundësi karriere, duke ofruar dhe kërcënuar se do të ndalonte mbështetjen financiare, duke monitoruar të dhënat e tyre shëndetësore dhe duke kontrolluar se ku jetonin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit