Sunday, October 13, 2024
spot_img

Sulmi me raketa i Iranit, ky shtet fqinj rrit gatishmërinë ushtarake

Ushtria e Jordanisë bëri të ditur se të gjitha njësitë dhe formacionet në komandën e përgjithshme të forcave të saj të armatosura janë vënë në “gatishmëri të lartë për t’u përballur me çdo përpjekje që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e mbretërisë”.

Duke cituar një burim ushtarak në komandën e përgjithshme të forcave të armatosura, në komunikatë thuhej se po monitorohen nga rastet zhvillimet e fundit.

“Komanda e Përgjithshme po monitoron nga afër zhvillimet që ndodhin në rajon dhe ka marrë masat e nevojshme paraprake për ndërtimin dhe mbështetjen e njësive të vijës së parë në frontet kufitare për të mbrojtur atdheun”, thuhet në komunikatë sipas CNN.

Kjo deklaratë vjen pas sulmit me raketa të Iranit në drejtim të Izraelit. Raketat iraniane fluturuan mbi qiellin e Jordanisë para se të mbërrinin në Izrael.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit