spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Mavraj për protestat e 97-ës: Konceptet na u ndanë pastaj, Kurti s’ishte ithtar i konceptit të armatosur deri vonë

Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Muhamet Mavaraj ka folur për organizimin e protestave studentore të vitit 1997. Duke folur edhe për kryeministrin Albin Kurti si bashkëveprimtar, Mavraj ka treguar se qysh në atë kohë ka pasur diskutime, se dikush nga ai grup i aktivistëve të asaj kohe do të bëhej kryeministër i vendit.

“Dikush nga ne do të bëhej. Ka qenë e qartë. Është menduar, është folë kapak. Unë e kam folur, jo këta”, ka thënë Mavraj teksa ka treguar për diskutimet e asaj kohe për postin e kryeministrit.

Mavraj në këtë intervistë ka thënë se më vonë kanë pasur dallime në koncepte me kryeministrin Kurti, pasi siç thotë Mavraj, Kurti s’ka qenë ithtar i konceptit të armatosur deri vonë.

“Konceptet pastaj na ndahen, pasi që ky s’ka qenë ithtar i konceptit të armatosur deri vonë. Dhe kur e ka marrë baca Adem në zyrë nuk e di a ka qenë ithtar i tij”, ka thënë Mavraj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit