spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Ish-diplomati befason me parashikimin: Nga LVV-ja mund të ketë largime tjera!

Blerim Canaj njohës i çështjeve politike dhe ish-diplomat ka thënë se largimi i paralajmëruar nga dy deputetët e Vetëvendosjes, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani do të ketë efekt tek Vetëvendosje.

Por, ai ka thënë se këta dy mund të mos jenë të vetmit që largohen.

“Natyrisht se do të ketë efekt, nuk e pres largimin vetëm të këtyre dy deputetëve, ka pakënaqësi edhe të tjerëve. Pritjet kanë qenë më të mëdha dhe ndoshta janë lodhë me mashtrime”, ka thënë Canaj.

Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë pjesë e kësaj partie. Ata  kanë ndarë rrugët përfundimisht me partinë në pushtet. Siç raportohet, Rrahmani e Korencia të martën do t’i bashkohen koalicionit “Listës për familje”  që përbëhet nga Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti Korenica. Dy deputetët, Korenica e Rrahmani kanë kundërshtuar votimin e Kodit Civil, por kanë shprehur mospajtime edhe për disa çështje tjera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit