spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Duka për organizimin e Evropianit me Serbinë: Ishte shteti më i mundshëm që mund t’i plotësonte kriteret

I pari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është deklaruar edhe njëherë tjetër rreth organizimit të Kampionatit Evropian për grupmoshat U-21 me Serbinë.

Duka ka thënë se fillimisht kanë kandiduar si federatë e vetme, por pastaj janë bashkuar me Serbinë.

Sipas kreut të FSHF-së, Serbia ishte shteti më i mundshëm që mund t’i plotësonte kriteret e organizimit të kampionatit

“Për UEFA Euro U-21 2027 kemi aplikuar si Federatë e vetme dhe pastaj kemi bashkuar kandidaturën me Federatën Serbe. Arsyet i kam sqaruar edhe më parë, për shkak të mungesës së infrastrukturës për të mbular të gjithë Europianin. Serbia ishte shteti më i mundshëm që mund t’i plotësonte këto kritere”, ka thënë Duka.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit