Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi është duke marr pjesë ne sesionin vjeshtor të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës që po mbahet në Strasburg.
Gjatë këtij sesioni, Musliu- Shoshi ka njoftuar se do të ketë takime me grupe politike, me të cilët do të debatoj lidhur me Azerbajgjanin, Ukrainë dhe Gaza!
Njoftimi i plotë:
Sot në SESIONIN VJESHTOR te ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS që si zakonisht mbahet ne STRASBURG tërë javën!
Gjatë këtij sesioni do të ketë takime të grupeve politike, komiteteve, dhe sesioni plenar ku do të trajtohen debate lidhur me Azerbajgjanin, Ukrainë dhe Gaza!
Po ashtu do diskutohet edhe për “Propagandën dhe Lirinë e informacionit në Evropë.”
Sesionit do të i adresohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe njëherit President i Komitetit të Ministrave!
Për të dy personalitet kam parashtruar edhe pyetje të cilat, nëse më vjen radha të flas do të i ndaj me ju.