spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Moti për javën e parë të tetorit: Priten reshje të dendura shiu

Ditët e para të kësaj jave do të mbesin nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, mirëpo edhe atyre më të ftohta, sidomos në ditën e para të javës.

Nën këto kushte, dita e sotme po karakterizohet me diell dhe vranësira por më e freskët, për shkak të prezencës së masave të ftohta.

Dita e martë dhe e mërkurë parashikohet kryesisht me diell dhe me ngritje të temperaturave nga dita në ditë, me përjashtim për në mëngjesin e së martës, ku temperaturat minimale pritet të zbresin afër pikës së ngrirjes, e në zona të caktuara mund të zhvillohen kushtet edhe për brymë e për mjegull.

Në ndërkohë një ciklon që vie nga Atlantiku, do të sjellë fillimisht përkeqësim të motit të Shqipëri gjatë mbrëmjes, së mërkurës e më pas gradualisht të enjten në Kosovë.

Pra, të enjten parashikohet mot me diell e vranësira, ku priten reshje lokale shiu.

Nga dita e premte e në fundjavë, cikloni pritet të fuqizohet i mbi rajon, duke sjellur vranësira të shpeshta dhe lokalisht kohë pas kohe reshje të dendura shiu. Nuk përjashtohet mundësia edhe për vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 24°C.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit