spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

U largua pak kohë më parë drejt Gremio-s, tashmë Braithwaite kërkon të blejë klubin e Espanyol

Jo të gjithë e konsiderojnë domosdoshmërisht lojën e futbollit si qëllimin e tyre kryesor në jetë, për disa, si Martin Braithwaite, është pothuajse një hobi dytësor.

Sulmuesi danez u largua së fundmi nga Espanyol, pasi i përfundoi kontrata, për të kaluar në Brazil te klubi i Gremio-s.

Ai ishte protagonist i ngjitjes së Espanyol-it në La Liga me 22 gola dhe dy asistime në 39 ndeshje, por tani duket se po mendon për diçka tjetër.

Jo të gjithë e dinë se Braithwaite zotëron një kompani pronash të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një restorant në Gava dhe një linjë veshjesh, të cilat e lejojnë atë të shfaqet në listën e “Forbes” si një nga futbollistët më të pasur në botë.

Kjo është arsyeja pse, siç raportojnë mediet spanjolle, sulmuesi dëshiron të blejë klubin e Espanyol ose thënë ndryshe të bëhet aksioneri kryesor i klubit spanjoll./Super Sport

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit