spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Kryesindikalisti i sektorit privat: Mbi 250 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova

Rritjen e numrit të udhëtarëve për në Evropë pas liberalizimit të vizave, kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi po e lidh me punësimin e kosovarëve jashtë vendit.

Ai thotë se mbi 250 mijë punëtorë janë larguar nga puna për t’u punësuar jashtë Kosovës.

“Ne mbas Vitit të Ri në Merdare kemi bërë një analizë dhe diku 22% kanë dalë për herën e parë. Përmbi 250 mijë njerëz që kanë dalë për kërkuar punë jashtë Kosovës”, deklaron Azemi.

Azemi thotë se Qeveria nuk po iu jep shpresë fuqisë punëtorë të punojnë në Kosovë.

Sipas tij, largimi i tyre po ndodh shkaku i pagave dhe kushteve të punës.

“Ka plotë shkelje ligjore, aty ku dalin ligjet në oborrin e Parlamentit që 10 ditë janë punëtorët në grevë shkaku i pagave e kushteve. Largohen për shkak të pagave, Qeveria s’po jep shpresë për ta”, u shpreh Azemi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit