spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Rrahen mes vete babë e bir në Prishtinë, të dy arrestohen dhe përfundojnë në qeli

Rastet e dhunës në familjet kosovare veç po rriten dhe viktimat kryesisht janë gratë. Por, jo rrallëherë ndodhë që edhe fëmijët të kapen me prindërit e tyre dhe për pasojë përfundojnë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë.

Të dyshuarit këtë herë janë babë e bir, të cilët janë kapur me njëri – tjetrin pas një konflikti verbal.

Sherri që plasi në banesën e tyre dyshohet se nisi me ofendime e britma e më pas eskaloi në në dhunë fizike, ku të dyshuarit, njëri 56 e tjetri 32-vjeçar u rrahën mes vete.

Rasti u denoncua në Policia dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ku si rezultat të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Po ashtu, me vendim të tij, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit