spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Janjiq: Pas zgjedhjeve në SHBA, me të dërguarin e ri evropian të përgatitet një paketë e metodologjisë së re për dialog

Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i mbushur me sfida dhe joefikasitet në zbatimin e asaj që është rënë dakord. Kështu tha Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike.

Sipas tij, situata aktuale kërkon një ripërcaktim të qasjes së BE-së dhe SHBA-së.

“Mandati i të dërguarit evropian u zgjat deri në fund të janarit, për shkak të mosmarrëveshjeve për emrin e ri dhe nevojës qe Brukseli të ridefinojë politikën për shumë çështje, përfshirë Kosovën. Për SHBA-në, çështja është ndryshe. Administrata amerikane mund të dalë me një politikë të re vetëm në shkurt, me kusht që të ketë një ndryshim. Përndryshe, politika mbetet e njëjtë”, ka thënë Janjiq.

Janjiq pret që Shtetet e Bashkuara të vazhdojë të përqendrohen në çështjet e sigurisë rajonale, ku prioritet është çështja e sulmit të Banjskës, por edhe problemet në Bosnjë e Hercegovinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit