spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Tahiri thotë se Murati po mashtron: Të na tregojë si familjet po kursejnë më shumë se 200 euro në muaj

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një statusi në Facebook ka ftuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, që ta sqaroj, se si i doli atij se familjet po kursejnë më shumë se 200 euro në muaj.

Sipas Tahirit ky është një mashtrim klasik i ministrit Murati.

Shkrimi i plotë:

Pse shifra e kursimit prej 1.5 miliardësh nga Hekuran Murati është një mashtrim klasik. Së pari, për periudhën e ditëve në qeverisje, kjo supozon që çdo familje ka kursyer diku mes 2,500-3,000 euro në vit, pra mbi 200 euro në muaj.

Nëse çdo familje ka investuar, ta zëmë, 2,000 euro në vit për përmirësimin e standardit të jetesës, si për shembull në amvisëri, teknologji apo veturë, atëherë kjo e çon mesataren e përmendur në 500 euro.

Si është e mundur që në një vend me papunësi të lartë, paga mesatare të ulët, dhe ku shumica e familjeve kanë të papunë, çdo muaj të gjenerohet një potencial financiar për investime dhe kursime, që është pothuajse sa një pagë mesatare? Ky është një mashtrim klasik.

Le të dalë Hekuran Murati dhe të na informojë mbi strukturën e këtyre kursimeve: kush kurseu dhe sa u kursye!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit