spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Vajza e vetme e Michael Schumacher martohet me ceremoni luksoze në Spanjë

Gina Schumacher, vajza e ish-kampionit të botës në F1, Michael Schumacher, u martua me të dashurin e saj Iain Bethke në një ceremoni spektakolare të mbajtur në vilën e familjes, në Majorca.
Çifti shkëmbyen betimet të shtunën pasdite në rezidencën luksoze të nënës së Gina, Corina Schumacher.

Ceremonia e martesës zgjati rreth 30 minuta, sipas medias lokale ‘Ultima Hora’. Kjo u pasua nga darka dhe një festë me muzikë live country, duke krijuar një atmosferë unike për mysafirët në pasurinë në Port d’Andratx.

Të sapomartuarit kanë qenë së bashku për gati shtatë vjet, pasi kanë bërë publike lidhjen e tyre duke dalë në një ceremoni çmimesh së bashku në Mynih në dhjetor 2017.

Në mesin e të ftuarve ishte vëllai i Michael Schumacher, Ralf Schumacher, i cili është gjithashtu një ish-pilot i Formula 1.

Legjenda e F1, Michael Schumacher do të hyjë në histori si një nga pilotët më të mëdhenj të garave të të gjitha kohërave. Por jeta e Schumacher ndryshoi në mënyrë dramatike kur ai pësoi një aksident të tmerrshëm me ski më 29 dhjetor 2013.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit