Eksperti i sigurisë Drizan Shala, e ka quajtur lojë hibride të Serbisë shpërthimin që ndodhi mbrëmë në veri të vendit.
Sipas tij, këto veprime të grupeve kriminale me mbështetjen e Beogradit, tregojnë se Serbia po përpiqet të formojë strategji të re e cila sipas tij ka dy synime.
“Është tregues se Serbia po përpiqet të formojë një strategji të re e cila ka dy synime: a. Ata janë nën presionin e komunitetit serb nga Beogradi, i cili duhet të mbështesë qëndrimin e tij zyrtar. b. Prezantimi si hapi i fundit para kolapsit që po ndodh përsa i përket investimeve strategjike në spektrin ekonomik”, shkroi Shala.