Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, është tallur me një postim të presidencës së Kosovës. Më saktësisht, postimi ka të bëjë me Rejhane Vuniqin, tash këshilltare e presidentes e dikur bashkëpunëtore e Pacollit në ‘Mabetex’.
Zyberaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka qeshur teksa edhe ka ironizuar në postimin e Presidencës, ku thuhet se me ftesë të presidentit të Kenias Vuniqi ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të Nismës për Industrializmin e Gjelbër në Afrikë, i mbajtur në Nju Jork.
“Hahahahhahahahahahhahahahahahahahahahhahahahahahhahah. Me ftese te presidentit Biden po qendroj ne Nju Jork… More allah”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.