spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Deputeti Dugolli për tenderin ku është përfshirë vellai i tij, pohon se “Beni Dona” helmoi ushtarët e FSK’së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka dalë në mbrojtje veprimeve të vëllait të tij, Gafurr Dugolli, i cili vjedhurazi tentoi t’ia jepte tenderin për ushqim të FSK’së firmës ‘Hajdini Commerce’. Deputeti, së këndejmi, ka hedhur akuza në drejtim të kompanisë që ka pasur tenderin për ushqim të ushtrisë deri më tani, ‘Beni Dona’-s.

Dugolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka pohuar se ‘Beni Dona’ kishte “helmuar një numër ushtarësh”.

Deputetë të LDK-së sikurse nja 2-3 portale kur flitet për çështjen e ushqimit të FSK-së flasin si me përbuzje duke përmendur ‘’gullashin’’ e ‘’pasulin’’, ama fakti që reagojnë për gullashin e pasulin e dikujt që për gjithë këto vite ka pasur monopolin në ushqim kjo tregon për goditjen që i ka bë qeverisja aktuale një kompanie të afërt pikërisht me këtë subjekt.

Për më shumë këta qëllimisht bëhen sikur nuk e kuptojnë që ushqimi në ushtri është çështje e ndjeshme dhe sigurie, dhe harrojnë sepse pikërisht kjo kompani (përveçse një varg parregullsish të evidentuara me vrejtje serioze) kishte helmuar kohë më parë me ushqim një numër ushtarësh.

Në fytyrat e Hykmetes, Doarses e Rukiqit është e vërtetë që nuk shihet pasuli e gullashi sepse këta janë të një shtrese tjetër, por ama shihen qartë grupet e interesit“, thuhet në postimin e Dugollit.

Tenderi 2.1 milionësh që u dha nga Ministria e Mbrojtjes, përmes negocimit, ka shkuar në Gjykatën e Tenderëve. Një kompani është ankuar për diskriminim dhe favorizim të kompanive fituese. Aty janë ngritur dyshime për shkelje të ligjit nga ky dikaster. Ministria e Mbrojtjes, këtë tender ia ka dhënë kompanisë që para dy vitesh u përfshi në një incident të drogës në burgun e Dubravës.

Tashmë janë ngritur dyshime edhe për shkelje të ligjit dhe diskriminim në këtë tender.

Në Organin Shqyrtues të Prokurimit, një operator ka ngritur dyshime serioze lidhur me tenderin 2.1 milionësh të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në ankesën e dorëzuar thuhet se ministria ka diskriminuar dhe ka shkelur ligjin në dhënien e kontratës për “NTPK HAJDINI COMERC”, “BYLMETI-KS”.

Kompania ankuese tha se nuk i është dërguar fare ftesë për tender duke favorizuar kompaninë fituese.

Tutje, aty thuhet se nga kompania fituese nuk është përmbushur kriteri: Kërkesat e përshtatshmërisë profesionale

Bazuar në të dhënat e shënuara në këto dy certifikata të regjistrimit të bizneseve shume qarte shihet së ky Grup i OE, as për së afërmi nuk e plotëson kërkesën e Autoritetit Kontraktues- të Kërkesat e përshtatshmërisë profesionale, neni 7.1&7.2, – Kërkesa 4- për faktin se asnjeri nuk e ka aktivitet primar shërbime te ushqimit dhe aktivitet shërbyes lëvizës të ushqimit ashtu siç ka kërkuar Autoriteti Kontraktues – Ministria e Mbrojtjes“, thuhet në ankesë.

Në anën tjetër në këtë ankesë në OSHP, pretendohet se kompanitë fituese nuk kanë fare kuzhinier të punësuar.

Në Listën e të Punësuarave të Lideri të Grupit të OE: N.T.P HAJDINI COMERC, që ka ofertuar në aktivitetin me numër të prokurimit:: 217-23-5070-2-1-1- Shërbimet me ushqim (furnizim, përgatitje dhe servim) në kazermat Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Istog, Ferizaj, omozotin, Gjakovë, Prizren” për nevoja të FSK-së, i ndare ne tri Lote, që ne kemi pasur qasje është pare së ky OE nuk ka pasur të punësuar as edhe një kuzhinier/e me kontrate pune.

Bazuar në të dhënat e shënuara me larte shume qarte shihet se Grupi i OE:HAJDINI COMERC; Bylmeti- KS”, as për se afërmi nuk i plotëson kriteret- kërkesat e AK të kërkuara ne Dosjen e Tenderit“, thuhet aty.

Akuzat e kompanisë ankuese nuk përfunduan më kaq, pasi thanë se Ministria për interesa të ngushta po luanë me FSK-në.

Është shume shqetësues fakti së si disa nga Zyrtaret Përgjegjës të Autoritetit Kontraktues Ministria e Mbrojtjes për interesa krejtësisht të ngushta personale luajnë me kredibilitetin e institucionit- Ministrisë se Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës duke shpërblyer me kontrate një Grup të OE të cilët nuk kane eksperience e as realizuar asnjë kontrate në fushën e gastronomisë (përgatitje dhe servime të ushqimit), të cilët nuk kane asnjë kuzhinier me kontrate të rregullte të punës dhe nuk kane asnjë kapacitet për të realizuar ketë kontrate“, shkruhet ndër të tjerash aty.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit