spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Haradinaj nga Zvicra: Rrugëtimi momental i Kosovës është i gabuar, shqiptarët po brengosen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një tubim nga Zvicra thotë se rrugëtimi momental i Kosovës është i gabuar dhe se shqiptarët po brengosen për këtë situatë.

“Në një tubim madhështor në Bern të Zvicrës, mes vëllezërve e motrave tona, bashkëbiseduam hapur për sfidat që i ka Kosova dhe nevojat e saj në këto rrethana jo të lehta. Para tyre e elaborova hapur situatën e tanishme, situatë që përcillet me brengosje nga secili shqiptar kudo që është”, thekson Haradinaj.

Ai thotë se rrugëtimi duhet të marrë kahje tjetër, e Kosova duhet të marrë hapa të vërtetë për të ecur përpara që sipas tij këtë vizion e ka AAK-ja.

“Rrugëtimi momental i Kosovës është i gabuar, ai duhet të marrë kahje tjetër. Kosova duhet të marrë disa hapa të vërtetë për të ecur përpara. Vizioni i Aleancës dhe partnerët e saj në koalicion, Kosovën e rikthen në perspektivën e saj për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik e për ta bërë vend të jetueshëm e jo të braktisur. Anëtarësimi në NATO është frymëmarrje e lirë për secilin qytetar dhe hapi i cili e siguron lirinë tonë”.

Ai tutje thekson se Aleanca del para qytetarëve të saj me një moto të thjeshtë e të kuptueshme: “Për një Kosovë ndryshe”.

“Për një Kosovë, për të cilën është punuar ndër breza dhe janë burgosur dhe e kanë dhënë jetën mijëra luftëtarë e patriotë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit