spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Policia flet për rastin e të riut që shkroi Duda Balje: I pari e sulmoi rojen e sigurimit, e ai iu kundërpërgjigj

Një person dhe një roje i sigurimit mbrëmë janë dërguar në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren për intervistim, pasi ishin rrahur mes veti.

Lajmin e ka bërë të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Prizren.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qendrën Sportive në Prizren, dhe se një i ri e kishte sulmuar fizikisht një roje të sigurimit dhe më pas, ky i fundit iu kishte kundërpërgjigj.

“Sipas informative të deritanishme dyshohet se rreth orës 22:30, i dyshuari H. M. ka tentuar që të hyje në hollin e sallës sportive të dedikuar për mysafire me rëndësi ( të ftuar ), i njëjti ka hase në kundërshtim të punëtoreve të sigurimit. Me këtë rast i dyshuari e sulmon fizikisht punëtorin e sigurimit duke e goditur të njëjtin me grusht në fytyre, punëtori i sigurimit i kundërpërgjigjet dhe për pasoje të dy personat kane pësuar lëndime trupore”, tha ai.

Të njëjtit janë liruar pas intervistimit në procedurë të rregullt, dhe të dy kanë lëndime të lehta trupore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit