spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

“Allahu është me mua”, flet boksierja që u akuzua se ishte mashkull në Lojërat Olimpike

Boksierja algjeriane Imane Khelif arriti në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike dhe kështu siguroi medaljen e parë për në Paris, ndërsa pas triumfit kritikoi Federatën Ndërkombëtare të Boksit (IBA).

Khelif është biologjikisht grua dhe jo trans siç u raportua më herët, por u konstatua se ajo ka tepricë të hormoneve mashkullore, gjë që çoi në dyshimin se është mashkull.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e lejoi Khelif të konkurronte në garën e femrave edhe pse Organizata Botërore e Boksit (IBA) e ndaloi më parë atë nga Kampionatin Botëror vitin e kaluar.

“Kam vite që boksoj nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare të Boksit, e cila më ka bërë padrejtësi. Por, Allahu është me mua. Allahu Ekber!”, tha algjerianja pas meçit.

Khelif mundi me vendim unanim hungarezen Anna Luca Hamori dhe në fund të ndeshjes nuk i fshehu dot emocionet, ku qau pas gjithçkaje që i ndodhi ditëve të mëparshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit