spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Ish-ambasadori holandez pro hapjes së Urës së Ibrit, por ka këtë këshillë për Kurtin!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë.

Ai i bëri këto komente pas një takimi të përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë.

“Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, u takuam sot me kryeministrin Kurti për ta njoftuar se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin e tanishëm të urës së Mitrovicës në këtë kohë“, tha Hovenier për gazetarë pas takimit.

Me gjithë kundërshtimin e vendeve të QUINT-it dhe NATO-s, Kurti tha se “ura duhet të hapet”.

“Ajo është në shërbim të të gjithëve dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës të lëshuar pas takimit.

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim ka folur ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch.

Si fillim, ai u shpreh se hapja e Urës Ibër do krijonte tensione, pasi Beogoradi do shfrytëzonte ‘miqtë’ e tij në veri për ta bërë këtë gjë.

“Hapja tani me siguri do të krijonte më shumë tensione, pasi regjimi i Beogradit sigurisht që përmes “miqve” në veri nuk do të e shpërdorojë asnjë mundësi për të krijuar probleme të reja.

Por, ne e kemi përdorur tashmë këtë argument prej më shumë se 15 vitesh dhe kemi krijuar një situatë të ngrirë të pakënaqshme”, deklaroi ish-ambasadori.

Po ashtu, ai potencoi se qeveria serbe ka përfituar politikisht me marrëveshjen e litiumit.

Krahas kësaj, pavarësisht dëshirës Bosch tha se, nuk është momenti i duhur për hapjen e urës dhe se duhet QUINT të japë ‘dritën jeshile’.

“Problemi me qeverinë aktuale është se ajo nuk është shumë e popullarizuar në shumë vende të huaja dhe Serbia përmes marrëveshjes së litiumit ka fituar politikisht. Pra, edhe pse do të doja ta shihja urën të hapej përfundimisht, mund të mos jetë momenti i duhur. Bëje atë vetëm kur QUINT jep dritë jeshile dhe pasi ata nuk po mbështesin, gjë që është e keqe për mendimin tim, më mirë prisni. Pyetja është sigurisht deri kur…..”, përmbylli Robert Bosch.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit