Kosova u mor si shembull për të mirë në Shqipëri.
Kjo ndodhi gjatë konferencës “Zëra që sfidojnë sklerozën multiple”, ku aty pacientët e prekur nga skleroza multiple, por edhe të afërmit e tyre folën për vështirësitë që po hasin në dyert e spitaleve në Shqipëri.
Përfaqësuesit e shoqatës thanë se ka mungesë të vullnetit të shtetit për marrjen e masave, ndërsa krahasuan Shqipërinë me Kosovën.
“Numri i personave që marrin trajtim për sklerozë multiple është shumë i ulët. Por duhet vullneti i qeverisë. Kosova s’është çështje buxheti por më shumë çështje vullneti e ndërgjegjësimi. Kosova e ka përqindjen e trajtimit shumë më lart se në Shqipëri”, u tha aty, raporton A2 CNN.
Sipas shoqatave të pacientëve me sklerozën multiple, në Shqipëri janë 1 mijë e 800 persona që vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë shifrat janë më të ulëta, afro 35 raste për 100 mijë banorë.