Arratisjet, përleshjet, kanosjet e droga janë raste goxha të shpeshta që ndodhin në burgjet e Kosovës.
Incidente e tilla po ndodhin pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po krekoset se po udhëheq suksesshëm me ministrinë dhe ka rritur nivelin e sigurisë në burgje.
Burgu i Dubravës dyshohet se u shndërrua mbrëmë pas mesnate në një ring – ku u përleshën të dënuarit.
Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se në pavijonin nr 5 të kësaj qendre korrektuese, disa të burgosur kanë arritur t’i hapin dyert dhe t’i shkojnë një të dënuari tjetër.
Bazuar në informacionet e para, të njëjtit e kanë rrahur brutalisht të dënuarin që e kishin cak – duke e bërë për spital.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është njoftuar Policia e Kosovës.
Gazeta është në pritje të një përgjigje nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për ta marrë konfirmimin zyrtar.