spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Gashi pas deklaratës së ambasadorit amerikan: Nuk pritet të jetë e fundit, po hasin në mosmirëkuptim nga Qeveria e Kosovës

Sonte në “Politiko me Kushtrim Sadikun” është i ftuar deputeti i LDK-së, Arben Gashi i cili edhe komentoi deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas deputetit Gashi, deklarata e tillë e Hovenier nuk pritet të jetë e fundit si shkak i mos mirëkuptimit me qeverinë Kurti.

“Është në vazhdën e deklaratave dhe shqetësimeve që e ka shpreh ShBA-ja dhe partnerët ndërkombëtar. Nuk pritet të jetë e fundit e kësaj natyre, të cilat nuk po hasin në mirëkuptim nga qeveria e Kosovës”, deklaroi Gashi.

E një situatë e tillë, sipas Gashit i shkon përshtati shtetit serb dhe presidentit Vuçiq.

“Një ambasador i një vendi mik, garantues i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ne e kemi sot Kosovën nën sanksione ndërkombëtare, e kemi nën vazhdën e masave ekonomike, politike dhe kjo situatë nuk i intereson Kosovës. Kjo situatë e bën mirë me u dok Aleksandër Vuçiqin, pra gabimet dhe veprimet e qeverisë së Kosovës bën të duket i pranueshëm një person i ligë sikur Vuçiqi. Jemi në fazën që përcaktojnë të ardhmen e Kosovës”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit