spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Nedim Bajrami e bën sërish, yllit shqiptar i mjaftojnë 2 minuta për të shënuar gol në debutimin e tij në Europa League

Nedim Bajrami është ylli i golave të shpejtë në Europë, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që ka tundur rrjetën në debutimin e tij në Europa League.

25-vjeçarit kuqezi i kanë mjaftuar vetëm dy minuta për të kaluar në avantazh Rangers përballë Malmos në transfertë.

Dessers bëri një lëvizje të bukur duke kaluar portierin dhe duke goditur me topin që u përplas në shtyllë, e më pas u kthye në këmbët e Bajramit, i cili me portën e boshatisur tundi rrjetën dhe festoi me “shqiponjë”.

Golin mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

Gjithashtu ky është dhe goli i parë me Rangers pas tre ndeshjesh për yllin shqiptar, i cili duket se fiksimi i tij i ri tashmë janë golat e shpejtë, me Bajramin që shënoi dhe rekord në Europian për golin e tij pas vetëm 24 sekondash përballë Italisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit