spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Abdixhiku: Prishtina gati për 9 shkurt

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një takim mobilizues për zgjedhjet e ardhshme nacionale që janë caktuar për 9 shkurt.

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në këtë takim kanë marrë pjesë kandidatë për deputetë, asambleistë e drejtorë lokalë nga kryeqyteti.

“Kandidatë për deputetë, asambleistë e drejtorë lokal nga Kryeqyteti sot u bënë bashkë në takimin e parë mobilizues për zgjedhjet e ardhshme nacionale. Do të garojmë si një ekip, si një tërësi – fitues, nga tash deri në shkurt.”

Abdixhiku ka paralajmëruar mbajtjen e një takimi më të madh me të gjitha strukturat.

“Do të mbajmë një takim të madh me të gjitha strukturat, për të vazhduar me takime nëpër çdo lagje, çdo shtëpi e çdo pjesë të Prishtinës.”

I pari i LDK’së ka thënë se nga pesë degë janë propozuar 20 kandidatë për deputetë, por nuk ka bërë të ditur se për kë bëhet fjalë.

“Nga 5 degët tona janë propozuar 20 kandidatë për deputetë. Ata pas vetes mbajnë jo vetëm një përvojë të pasur, por edhe një karrierë të pastër. Krenar me secilin prej tyre; i bindur me përkushtimin e tyre ndaj vendit e qytetarëve. Me ta dhe çdo qytetar, do të flasim për planin tonë kundrejt ngecjes së tanishme. Për planin tonë për fëmijë e familje, për paga më të larta e përballueshmëri të çmimeve. Për një Kosovë të zhvilluar e me investime, të fortë, të hapur e në rrugëtim të palëkundur euroatlantik.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit