Një person ka gjetur tragjikisht vdekjen dje në fshatin Preqevë të Klinës, pasi dyshohet se pas një aksidenti mes një veturë dhe kombibusi, ai mbeti i ngujuar nga brenda teksa dy automjetet u përfshinë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ndërkaq sot familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur edhe për orën e varrimit.
Shefqet (Osman) Veselaj varroset sot në ora 17:00 tek varrezat e fshatit Gllarevë.