Një oficere policie në Texas ka mbetur e verbër kur u qëllua në fytyrë nga një sulmues i cili vrau një tjetër oficer policie.
Oficerja e policisë së Dallas, Karissa David ka dalë nga spitali më 19 shtator, pas disa javësh nën trajtim të specializuar, thanë familjarët e saj.
David u plagos rëndë kur 30-vjecari Corey Cobb-Bey e qëlloi me armë në parkingun e shkollës For Oak Cliff më 29 gusht.
Oficerja ishte thirrur në vendngjarjen kur Cobb-Bey qëlloi për vdekje oficerin Darron Burks në makinën e tij, sipas policisë së Dallas.
Cobb-Bey u largua fillimisht nga vendngjarja por u vra nga policia në Lewisville, 40 km nga vendi ku nisi përplasja fillestare.
Zyrtarët nuk kanë bërë të ditura motivet e konfrontimit tragjik.
Kreu i policisë së Dallas, Eddie Garcia tha se Burks u “ekzekutua” në një sulm të qëllimshëm.