Legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann, është ndaluar nën dyshimet se ka vozitur në gjendje të dehur.
Ai është fotografuar duke festuar në festivalin e madh të birrës bavareze, të dielën në Mynih.
Gjermani 54 vjeçar, më pas u tërhoq nga policët jashtë festivalit të birrës dhe ishte në gjendje të keqe dhe kishte erë alkooli, raporton Bild.
Testet e frymëmarrjes duhej të anuloheshin sepse ai “nuk ishte më në gjendje të frynte” dhe në vend të kësaj u dërgua në një stacion të Policisë për teste të mëtejshme.
Atij i është konfiskuar patenta e shoferit, ndërsa policia vijon hetimet për rastin.