Sunday, October 13, 2024
spot_img

Influencuesja e rrjeteve sociale bie nga kati i 5-të, dyshime për vetëvrasje (FOTO)

Një foto që influencuesja turke Kubra Aykut postoi në llogarinë e saj në Instagram, Instanbul, Türkiye, 19 tetor 2023

Kubra Aykut , një TikToker e njohur turke që tërhoqi vëmendjen për videon e saj “dasma pa dhëndër”, vdiq pasi u rrëzua nga kati i pestë i një pallati luksoz në lagjen Sultanbeyli të Stambollit.

Incidenti, i cili ndodhi vonë më 23 shtator, ka ngjallur debate nëse ishte një aksident apo një vetëvrasje e mundshme. Autoritetet po hetojnë në mënyrë aktive rastin në dyshime për vetëvrasje.

Disa orë para vdekjes së saj, Aykut ndau një mesazh shqetësues në platformat e saj të mediave sociale. “Kam mbledhur energjitë e mia, por duket se nuk po shtoj dot në peshë. Sot pashë që rashë në 44 kilogramë. Humbas një kilogram çdo ditë. Nuk di çfarë të bëj; Më duhet urgjentisht të shtoj peshë”, tha ajo.

Mesazhi i saj ngriti alarmin tek ndjekësit dhe vuri në pah luftën e saj të vazhdueshme me problemet shëndetësore. Në një video të postuar në të njëjtën kohë, ajo dukej se po pastronte shtëpinë e saj, gjë që shtoi misterin rreth vdekjes së saj të papritur.

Influencuesja e rrjeteve sociale bie nga kati i 5-të, dyshime për

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit