Sunday, October 13, 2024
spot_img

Vdekshmëria midis 40% dhe 75%, një virus i ri po trondit këtë vend: Mbyllen shkollat, maskat e detyrueshme

Virusi Nipah është sëmundja që po frikëson Indinë. Simptomat, encefaliti dhe rreziku i koma brenda 48 orëve. Javën e kaluar përdorimi i maskave është vendosur edhe jashtë. Disa shkolla dhe universitete janë mbyllur. Sëmundja ka një vdekshmëri të lartë, e vlerësuar midis 40% dhe 75%

Një 24-vjeçar ka vdekur pasi u infektua me virusin Nipah në Indi. Kjo është viktima e dytë e patogjenit dhe pas vdekjes (regjistruar në shtetin federal të Keralas) autoritetet vendore nxitën fillimin e masave të kontrollit.

Rreth 150 persona që kishin pasur kontakt me të riun u vunë nën vëzhgim. Rasti është gjithashtu shqetësues pasi, sipas raportimeve të mediave indiane, 24-vjeçari kishte vizituar katër objekte shëndetësore përpara se të përkeqësohej dhe të vdiste.

Për të frenuar përhapjen e sëmundjes, është urdhëruar mbyllja e shkollave dhe universiteteve të ndryshme dhe, siç raporton gazeta “The Hindu”, përdorimi i maskave është bërë i detyrueshëm në qarkun Malappuram. Vetëm qershorin e kaluar një djalë 14-vjeçar vdiq pasi u infektua me infeksionin dhe rreth 200 persona u vunë në karantinë.

Çfarë është virusi Nipah (dhe pse është i frikshëm)

Patogjeni Nipah (NiV) është pjesë e viruseve zoonotike, pra infeksioneve që mund të transmetohen drejtpërdrejt ose tërthorazi midis kafshëve dhe njerëzve, për shembull nëpërmjet konsumimit të ushqimit të kontaminuar ose kontaktit me kafshët e infektuara. Nipah është klasifikuar si patogjen prioritar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për shkak të potencialit të tij për të shkaktuar një epidemi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit