Teksa FC Barcelona përgatitet për sezonin e ardhshëm të futbollit, ndeshjet parasezonale po ofrojnë një platformë për lojtarët për të shfaqur talentin e tyre. Midis këtyre lojtarëve, Pau Victor është shfaqur si një yll në ngritje në miqësoret e fundit të nivelit të lartëkundër Real Madrid dhe Manchester City.
Në El Cásico-n e shumëpritur parasezonale kundër Real Madridit të luajtur në New Jersey, Pau Victor shfrytëzoi rastin për të lënë përshtypje. Sulmuesi i ri tregoi aftësitë e tij teknike dhe gjakftohtësinë nën presion.
Victor shënoi dy gola përbrenda 16-metërshit të Thibaut Cortouis, pas dy krosimeve të bukura nga mbrojtësi anësor Alex Valle.
Ai për herë të dytë u shpall MVP i ndeshjes përbrenda këtyre ndeshjeve sezonale.
Victor pati një paraqitje të bukur edhe në ndeshjen kundër Manchester Cityt, i cili shënoi golin e parë të Barçës nga një solo-aksion prej anës së tij.
Sulmuesi katalanas po pretendon t’ia “ngushtojë punën” sulmuesit polak Robert Lewandowski në sezonin e ardhshëm.
Paraqitjet e tij janë pëlqyer edhe nga trajneri gjerman, Hansi Flick. Ai ka thënë se Victor ka vend në skuadrën e parë.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë me Pau Victor. Dy ndeshje, tre gola… Jo keq. Dera e ekipit të parë është gjithmonë e hapur për të”, ka deklaruar Flick.
Victor ishte golashënuesi më i mirë në akademinë e Barcelonës sezonën që shkoi, ku shënoi në total 20 gola.