spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Dy vdekje në trafik brenda 24 orëve. Një në Rogovë dhe tjetri në Gllarevë!

Në ditën e djeshme në Kosovë u raportua për dy aksidente me fatalitet, njëra në Rogovë të Pejës dhe tjetri në Gllarevë të Klinës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Një person i cili po drejtonte motoçikletën e tij në Rogovë të Pejës, nga pakujdesia ka humbur kontrollën dhe ka shkaktuar vetëaksident, ku si pasojë e lëndimeve të rënda, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Ndërsa ai në Gllarevë të Klinës, si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, ato janë përfshirë nga flakët, njëri drejtues i veturës s’ka arritur të dalë dhe është djegur nga zjarri.

AKSIDENT TRAFIKU ME FALITET

· Shtypeq i Madh, Rogovë-Pejë / 03.08.2024 – 15:32. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar motoçikletën me katër rrota dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin me ç’rast ka shkaktuar vetë aksident trafiku ku si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

· Gllarevë, Klinë / 03.08.2024-19:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve (njëri kombi bartës dhe tjetra veturë udhëtarësh) me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit dy automjetet janë përfshihen në flakë ku drejtuesi i veturës në pamundësi të dalë nga vetura është djegur nga zjarri dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa drejtuesi tjetër si i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit