spot_img
Sunday, October 20, 2024
spot_img

Sarrazin javën e ardhshme viziton sërish Kosovën

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, javën e ardhshme do të vijë sërish në Kosovë, për të marrë pjesë në Forumin e dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Forumi do të mbahet me 2 dhe 3 tetor në Prishtinë, ndërsa pos Sarrazinit pjesëmarrës do të jetë edhe anëtari i Bundestagut të Gjermanisë, Peter Beyer.

“Së bashku me ekonomistë të shquar nga Kosova dhe Gjermania, ata do të diskutojnë zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në ekonominë globale, rajonale, dhe marrëdhëniet gjermano-kosovare. Ky forum do të mbledhë mbi 700 të ftuar nga Kosova dhe Gjermania, përfshirë zyrtarë të lartë nga të dyja vendet. Përfaqësues të nivelit të lartë nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik (BMËK), së bashku me përfaqësues ekzekutivë të kompanive të mëdha gjermane, do të jenë pjesë e paneleve që do të diskutojnë zgjidhjet për energjinë, teknologjinë dhe industrinë”, u tha nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit